Aktualitet

Durrës/ Organizonin lojëra fati, arrestohen 3 të huaj, shpallet në kërkim një grua

11 Janar 2022, 14:39 Nga DOSJA
Durrës/ Organizonin lojëra fati, arrestohen 3 të huaj, shpallet

DURRËS– Tre persona, të gjithë të huaj, kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, ndërsa në kërkim është shpallur një grua, të gjithë të akuzuar për ushtrim të lojërave të fatit. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Muhittim Omerolu 48 vjeç, Robert Cristian 33 vjeç, dhe Sergo Solnstev 38 vjeç, të tre banues në Durrës, administratorë këta si dhe u shpall në kërkim Rovena Zahiri, e cila kishte marrë me qira ambientin ku zhvilloheshin lojërat e fatit. Këto të fundit janë të ndaluara me ligj. Po ashtu, Policia bën me dije nëpërmjet një njoftimi se u sekuestruan 93 kompjuterë që shërbenin për lojërat e fatit, 4 tavolina dhe 4 ruleta.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Vijon operaconi “Fati i lojërave”. Goditet një tjetër rast i ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen ruleta, tavolina dhe aparate elektronike që përdoren për zhvillimin e lojërave të fatit. Në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një ambient të marrë me qira nga një shtetase, në lagjen nr.13, Durrës, po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Si rezultat u bë arrestmi në flagrancë i shtetasve: M. O., 48 vjeç, R. C., 33 vjeç dhe S. S., 38 vjeç, të tre banues në Durrës. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetases R. Z., e cila kishte marrë me qira ambientin ku zhvilloheshin lojërat e fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 93 aparate elektronike që shërbenin për lojërat e fatit, 4 tavolina dhe 4 ruleta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres operaconi “fati i lojërave” durres operaconi “fati i lojërave”

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2022, 14:32

Zjarr në Rrugën e Arbrit, merr flakë automjeti

TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...