Bota

Papa Françesku: Vaksinimi ndaj COVID-19 një detyrim moral, por jo mjet magjik

11 Janar 2022, 06:40 Nga DOSJA
Papa Françesku: Vaksinimi ndaj COVID-19 një detyrim moral, por jo

VATIKAN – Vaksinimi ndaj Covid-19 nuk është një mjet magjik, por një detyrim moral. Kështu e ka cilësuar Papa Françesku procesinin e vaksinimit ndaj koronavirusit, ndërsa ka bërë thirrje për përpjekje ndërkombëtare për të vaksinuar popullsinë e botës.

Duke folur para diplomatëve të akredituar pranë Vatikanit, Papa tha se pandemia COVID-19 vazhdon të shkaktojë izolim social dhe të marrë jetë, por vuri në dukje se vaksinimi i efektshëm ka ulur rrezikun nga sëmundja.

Ai tha se është e rëndësishme të vaksinohet popullsia sa më shumë të jetë e mundur, duke bërë thirrje për një angazhim në nivel personal, politik dhe ndërkombëtar. Papa tha se secili ka përgjegjësinë të kujdeset për shëndetin e tij dhe të të tjerëve pranë tij.

Megjithatë, Papa Françesku tha se ai e kupton ekzistencën e ndasive ideologjike që ekzistojnë sot në botë, të nxitura nga informacione të pabaza dhe fakte të pambështetura në dokumenta. Ai tha se deklarata të tilla ideologjike shkëpusin logjikën njerëzore nga realiteti objektiv i gjërave.

Papa Françesku bëri thirrje për një angazhim gjithëpërfshirës nga komuniteti ndërkombëtar për t’u siguruar që “e gjithë popullsia e botës të ketë qasje të barabartë tek kujdesi thelbësor mjekësor dhe vaksinat”. Papa bëri thirrje që të gjitha vendet të bashkëpunojnë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur qasjen universale tek mjetet e diagnostikimit, vaksinat dhe ilaçet.

Marrë nga agensir.it

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota papa françesku vaksina anti-covid vatikan papa françesku vaksina anti-covid vatikan

Sondazh

Poll