Bota

Dita e parë e negociatave SHBA-Rusi, diplomati Riabkov: S’ka pushtim të Ukrainës

10 Janar 2022, 20:01 Nga DOSJA
Dita e parë e negociatave SHBA-Rusi, diplomati Riabkov: S’ka pushtim

GJENEVË – Përfundoi dita e parë e bisedimeve mes Rusisë dhe SHBA në lidhje me krizën e Ukrainës. Pas 8 orësh bisedime, palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.

Negociatori rus Sergei Riabkov theksoi se Rusia nuk ndërmend të pushtojë Ukrainën. Megjithatë, SHBA nuk tërhiqen nga pozicioni i tyre pa marrë garanci nga pala ruse, por Moska kërkon garanci nga Uashingtoni se Gjeorgjia dhe Ukraina, dy shtetet e saj fqinje nuk do të anëtarësohen në NATO. Por, zv/sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman nuk pranoi që vendi i saj të tërhiqej nga kërkesat që Rusia të mos pushtonte Ukrainën.

Bisedimet mes ushtarakëve rusë dhe NATO-s do të vazhdojnë ditën e mërkurë në selinë e NATO-s në Bruksel. Ditën e enjte do të organizohet takimi i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë.

SHBA, Rusi dhe shtetet kryesore të Bashkimit Europian pranuan që në fillim të këtij viti të zhvillojnë negociata për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Rusia i frikësohet anëtërasëimit të Ukrainës në NATO, pasi kjo do ta afronte Perëndimin në kufijtë e saj duke u kthyer në kërcënim direkt ushtarak për të. Perëndimi ka akuzuar shpesh Rusinë se ka dislokuar rreth 100 mijë trupa ushtarake ruse në kufi me Ukrainën me qëllim që të përgatisë pushtimin e fqinjit. Presidenti i SHBA Joe Biden ka kërcënur Rusinë me masa të ashpra nëse do të tejkalojë “vijat e kuqe”. Presidenti rus Vladimir Putin e ka mohur publikisht se vendi i tij po planifikon të pushtojë Ukrainën. Por, ai kërkoi garanci nga NATO që të mos anëtarësojë në të ardhmen Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Marrë nga “Politico.com”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi rusi shba konflikti ukraine-rusi rusi shba

Sondazh

Poll