Bota

Vizitoi varrin e nënës/Kadri Veseli largohet nga Mitrovica, niset drejt Prishtinës

10 Janar 2022, 12:24 Nga DOSJA
Vizitoi varrin e nënës/Kadri Veseli largohet nga Mitrovica, niset

KOSOVË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë me një leje speciale nga Gjykata në Hagë ku ai edhe po mbahet nën akuzën për krime lufte.

Gjykata i ka dhënë një leje speciale për të vizituar familjen e tij në Kosovë dhe varrin e së ëmës, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Ai fillimisht mbërriti në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët. Më pas ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës.

Nuk dihet nëse leja që Gjykaka Speciale e Hagës i kishte dhënë ish-kryeparlamentarit të Kosovës ka përfunduar dhe se kur do të kthehet sërish në paraburgim. Në lidhje me pyetjen se sa ditë do të qëndrojë në Kosovë Veseli, Gjykata Speciale e Hagës nuk ka pranuar të japë përgjigje.

Veseli do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës. Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli humbi jetën në moshën 93-vjeçare.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai në korrik të vitit të kaluar humbi edhe të atin Fazli Veseli. 

ZHVILLIME ORË PAS ORE:

U lejua nga Haga për të shkuar te varri i nënës, Kadri Veseli ende në Kosovë

Përfundon leja speaciale, Kadri Veseli kthehet sërish në paraburgim në Hagë

Gjykata e Hagës i dha lejen speciale, Kadri Veseli viziton varrin e nënës

(f.i/m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli kadri veseli ne kosove humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli kadri veseli ne kosove

Sondazh

Poll