Bota

U lejua nga Haga për të shkuar te varri i nënës, Kadri Veseli ende në Kosovë

10 Janar 2022, 19:46 Nga DOSJA
U lejua nga Haga për të shkuar te varri i nënës, Kadri

KOSOVË – Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli nuk është larguar nga Kosova. Lajmin e konfirmon Gjykata Speciale e Hagës për gazetën “Express”, e cila saktësoi se ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës po mbahet në paraburgim të Dhomave të Specializuara në Kosovë. ç

“Për shkak të arsyeve detyruese humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi Sekretarin që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për z. Veseli për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, u shprehën burime nga Dhoma e Specializuar për “Express”.

Në lidhje me pyetjen se sa ditë do të qëndrojë në Kosovë Veseli, Gjykata Speciale e Hagës nuk ka pranuar të japë përgjigje.

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e z. Veseli, nuk mund të japim asnjë informacion shtesë për vizitën e kujdestarisë në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale të Hagës Michael Doyle.

Ish-kryetari i PDK Kadri Veseli u lejua sot për të vizituar varrin e nënës së tij Ajshe, e cila vdiq të premten e kaluar në moshën 93-vjeçare. Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës u shoqërua me masa të rrepta sigurie nga EULEXI. E ëma e tij u varros ditën e djeshme, por Gjykata Speciale e Hagës nuk pranoi që ai të merrte pjesë në varrim.

Në korrik të vitit të kaluar, Kadri Veseli humbi dhe të atin.

Aktualisht, ish-zyrtari i shtetit të Kosovës dhe njëri prej krerëve të UçK-së po gjykohet në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatës Luftës së Kosovës në vitet 1998-1999 së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi.

Pas vizitoi varrin e nënës së tij, Veseli është kthyer për të qëndruar në paraburgimin e Dhomës së Specializuar në Kosovë. Nuk dihet se

LAJMI KRYESOR: Vizitoi varrin e nënës/Kadri Veseli kthehet sërish në Hagë pas lejes speciale

(d.v.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli

Sondazh

Poll