Bota

Vizitoi varrin e nënës, Kadri Veseli lë Mitrovicën, niset për në Prishtinë

10 Janar 2022, 16:59 Nga DOSJA
Vizitoi varrin e nënës, Kadri Veseli lë Mitrovicën, niset

KOSOVË- Ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli ka përfunduar vizitën ditën e sotme në varrin e nënës së tij në Mitrovicë dhe është nisur drejt Prishtinës.

Nuk dihet nëse leja që Gjykaka Speciale e Hagës i kishte dhënë ka përfunduar dhe se kur duhet që të kthehet sërish në paraburgim. Veseli, ka përfunduar vizitën në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët dhe është larguar nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it. AI ka vizituar fillimisht ditën e sotme varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës ku është varrosur nëna e tij, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë, por nuk është lejuar të marrë pjesë në pritje të qytetarëve për ngushëllime.

Ardhja e Veselit në Kosovë u përcoll me masa të rrepta sigurie. Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli humbi jetën në moshën 93-vjeçare.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai në korrik të vitit të kaluar humbi edhe të atin Fazli Veseli.

LAJMI KRYESOR: I vdiq nëna, Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë dhe kthehet në Kosovë

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll