Bota

VIDEO/ Ashpërsimi i masave anti-Covid, protestuesit godesin deputetin francez

10 Janar 2022, 20:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Ashpërsimi i masave anti-Covid, protestuesit godesin deputetin

FRANCË- Protestuesit që kundërshtojnë rregullat e Covid goditën një deputet francez me alga deti dhe gurë jashtë shtëpisë së tij. The Guardian shkruan se Stéphane Claireaux, një anëtar i La République en Marche (LREM) në pushtet tha se ai kishte bërë një ankesë zyrtare në polici pas sulmit.

Claireaux tha se ai kishte dalë jashtë për të folur me protestuesit të cilët ishin të zemëruar për vendimin e autoriteteve lokale për të ashpërsuar masat.Në Francën kontinentale, leja shëndetësore, ose pass sanitaire, ka hyrë në fuqi që nga vera e kaluar dhe kërkon që njerëzit të jenë vaksinuar, të jenë shëruar nga koronavirusi ose të kenë një test negativ Covid për të hyrë në vende publike, duke përfshirë bare, kafene, restorante, muze, teatro dhe trena me distanca të gjata.

Legjislacioni i propozuar po kalon në parlament për të forcuar këto kufizime dhe për të futur një “kalim vaksine”. Nëse miratohet, do të kushtëzonte aksesin në shumë vende publike me vaksinimin e plotë të një personi.

“Unë do të ankohem në polici. Ishte një makinë e ngarkuar me alga deti dhe njerëzit filluan ta hidhnin në fytyrë. Ishte si një gjuajtje me gurë. Gruaja ime erdhi të më takonte në shkallët e përparme të shtëpisë. Sulmuan edhe atë,” tha Claireaux.

Për këtë sulm, reagoi edhe Ministrja Annick Girardin, të cilin e quajti këtë si një sulm i papranueshëm, ndërkohë që pamjet i konsideroi si tronditëse.

“Sulmi ndaj Stéphane Claireaux në shtëpinë e tij gjatë demonstratës kundër lejes shëndetësore është absolutisht i papranueshëm. Pamjet janë thellësisht tronditëse,” shkruan ajo.

L’agression de Stéphane Claireaux à son propre domicile lors de la manifestation contre le passe sanitaire est absolument inacceptable. Les images sont profondément choquantes. pic.twitter.com/S4ttQF2WTG

— Annick Girardin (@AnnickGirardin) January 9, 2022

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota annick girardin stéphane claireaux annick girardin stéphane claireaux

Sondazh

Poll