Bota

Takimi me ambasadorin amerikan, Kurti: Do bashkëpunojmë në të gjitha temat

10 Janar 2022, 21:42 Nga DOSJA
Takimi me ambasadorin amerikan, Kurti: Do bashkëpunojmë në

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se në takimin me ambasadorin amerikan Jeffrey M. Hovenier diskutuan për shumë çështje në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se me ambasadorin ranë dakord që do të bashkëpunojnë ngushtë për të gjitha temat, në mënyrë që alenaca me SHBA-të të zgjerohen

Postimi i Plotë:

Na njeh shumë mirë, dhe kjo është shumë mirë, natyrisht. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, është i lidhur me Kosovën në momentet e rëndësishme të historisë sonë të re: në vitet e luftës drejt çlirimit të vendit (1998-1999), dhe në ato drejt shpalljes së pavarësisë së shtetit (2007-2008). Përgjatë karrierës 31 vjeçare, si diplomat i ShBA-ve ka shërbyer nga Kroacia në Greqi, nga Panamaja në Paraguaj e Peru, nga Berlini në Ankara, ndërsa ka punuar edhe për OKB-në e OSBE-në. I dëshirova mirëseardhje, i urova suksese dhe ju falënderova përzemërsisht. Diskutuam hapur, për shumë çështje; do të bashkëpunojmë ngushtë, për të gjitha temat.
Partneriteti dhe aleanca jonë me ShBA-të mund të zgjerohen e thellohen.

LAJMI KRYESOR: Jeff Hovenier sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti jeffrey m. hovenier albin kurti jeffrey m. hovenier

Sondazh

Poll