Politike

Zheji: Berisha dështoi. Basha:Po tenton të thyejë në mes PD-në!Bashkëpunon me Ramën

10 Janar 2022, 13:39 Nga DOSJA
Zheji: Berisha dështoi. Basha:Po tenton të thyejë në mes

TIRANË- Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Pikat mbi i”, në News24, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu kërkoi ndjesë publike të gjithë shqiptarëve për skenat e dhunës, që panë në protestën e 8 janarit, të thirrur nga Sali Berisha.

Për kryedemokratin Basha qëllimi i Sali Berishës ka qenë dhe është vetëm dhuna, ndërsa theksoi se atij i intereson të bunkerizojë dhe thyejë në mes Partinë Demokratike, në mënyrë që të mbrojë veten nga “non grata”.

“8 janari ishte kulmimi i 30-viteve të atyre që kanë shkuar keq në familjen tonë. Është momenti për t’iu kërkuar ndjesë shqiptarëve për skenat që panë atë ditë. Është momenti për t’iu thënë atyre se ajo nuk është PD, por një grup huliganësh. PD është diçka tjetër, dhe do të jetë diçka edhe më e mirë mbi këto rrënoja të 8 janarit. Do të jetë më e hapur, më reflektuese dhe më e bashkuar se kurrë me shoqërinë, sepse shoqëria ka nevojë për ndryshim. Rama dhe Berisha janë investuar fuqishëm për të përçarë e shkatërruar PD. Janë të koordinuar mirë me njëri-tjetrin, tashmë jo në largësi. Më 8 janar skenari i dhunës së Berishës jo vetëm nuk pati sukses, por i tregoi shqiptarëve, demokratëve e botës mbarë se qëllimi i tij i vetëm prej fillimit ishte dhuna. Qëllimi i vetëm i Sali Berishës ka qenë dhe mbetet dhuna. Skenari i tij dështoi.

Ndonëse sot Edi Rama fërkon duart, Sali Berisha përpiqet të gjejë alibi, e vërteta është se Sali Berisha donte gjakderdhje mes demokratëve më 8 janar, donte të merrte PD e ta kthente në bunker për t’u mbrojtur nga ‘non grata’. 8 janari ka dështuar dhe kështu do të dështojë çdo përpjekje tjetër, por për këtë duhet të qëndrojmë bashkë si demokratë e si shqiptarë. Ne të gjithëve bashkë na lidh qëllimi për t’iu dhënë shqiptarëve liri, drejtësi, e ku çdokush të jetë në gjendje të ndërtojë të ardhmen e tij këtu”, tha Basha.

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasja ne partine demokratike lulzim basha perplasja ne partine demokratike

Sondazh

Poll