Politike

Urdhri i paprecedentë, Rama shigjeton Ademin: Ka frikë se e tradhëtojnë dhe i japin lamtumirën

27 Qershor 2019, 16:50 Nga DOSJA
Urdhri i paprecedentë, Rama shigjeton Ademin: Ka frikë se e

VORË– Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet e tij elektorale duke e shpërfillur krejtësisht vendimin që mori ditën e sotme Presidenti Ilir Meta për shtyrjen e zgjehdjeve më datë 13 tetor.

Pasditen e sotme Rama ndodhet në Vorë, ku po prezanton edhe kandidatin e PS-së për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmakun.

Teksa mbajti fjalën e tij, kryeminsitri ka shigjetuar kryebashkiaken e Shkdorës, Voltana Ademin në lidhje me urdhrin e paprecedentë që lëshoi sot kjo e fundit duke nxjerrë administratën në punë këtë fundjavë.

Sipas Ramës kjo gjë bëhet pasi Ademi ka frikë se tradhëtohet nga ata që ka në punë.

Ajo tjetra ska punuar katër vjet jep urdhër. Të gjithë në punë nga ora 7 e mëngjësit, ky tjetëri doli që në 4 të mëngjësit. Kjo i kërkonte të gjithë në punë nga ora në 7 deri në 7 të darkës. Ka frikë se edhe ata që ka në punë do t’i japin lamtumirën Molotanës,”- u shpreh kryeministri.

Kjo fundjavë përkon me datën 29 dhe 30 qershor, përkatësisht dita e heshtjes zgjehdore dhe dota e zgjedhjeve vendore. Pasditen e sotme kryebashkiakja e Shkodrës lëshoi një urdhër ku detyronte të gjithë administratën të ishte në punë nga ora 07:00-19:00, orë që përkon kjo me fashën e lejimit të votimit.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama shigjeton voltana ademin voltana ademi edi rama rama shigjeton voltana ademin voltana ademi

Sondazh

Poll

Politike 27 Qershor 2019, 15:34

Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD

Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të just...