Bota

Trazirat në Kazakistan, arrestohet shefi i inteligjenës, shkarkohen dy zyrtarë

9 Janar 2022, 21:37 Nga DOSJA
Trazirat në Kazakistan, arrestohet shefi i inteligjenës, shkarkohen dy

KAZAKISTAN- Ish-shefi i inteligjencës së Kazakistanit është arrestuar nën dyshimin për tradhti pas protestave antiqeveritare mbarëkombëtare. BBC shkruan se ndalimi i Karim Massimov u njoftua nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare, organ të cilin ai e drejtoi deri në largimin e tij këtë javë.

Autoritetet tani duket se janë kthyer në kontrollin e qytetit më të madh Almaty. Por presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha se sulmet “terroriste” po ndodhin ende në disa vende. Ai i bëri komentet në një telefonatë me homologun rus Vladimir Putin, i cili dërgoi qindra trupa në Kazakistan këtë javë për të ndihmuar në rivendosjen e rendit.

Presidenti Tokayev ka fajësuar “terroristët” të trajnuar nga të huajt për trazirat, pa dhënë prova. Ndërkohë që po ditën e sotme ai shkarkoi dy zyrtarë të sigurisë, pasi mendon se kanë të bëjnë me trazirat e krijuara në vend. Prania e trupave ruse ka sjellë kritika nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha një mësim i historisë së fundit është se kur rusët janë në shtëpinë tuaj, ndonjëherë është shumë e vështirë t’i detyrosh ata të largohen.

Ministria e Jashtme e Rusisë i quajti fyese komentet e Blinken dhe u përgjigj me të njëjtat fjalë: Kur amerikanët janë në shtëpinë tuaj, mund të jetë e vështirë të qëndroni gjallë dhe të mos grabiteni apo përdhunoheni.

Protestat shpërthyen në disa qytete të Kazakistanit më 2 janar, duke u përshkallëzuar në trazira masive me ndërtesat qeveritare që u plaçkitën dhe u dogjën në disa qytete disa ditë më vonë. Dhuna që pasoi la shumë njerëz të plagosur, ndërsa raportohet edhe për viktima. Më pas, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev iu drejtua Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) duke kërkuar ndihmë nga blloku i udhëhequr nga Rusia. Rendi dhe ligji kanë marrë situatën nën kontroll por akoma situata mbetet e tensionuar në Almaty.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota karim massimov kassym jomart tokayev protesta ne kazakistan karim massimov kassym jomart tokayev protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll