Bota

Pak para vizitës së Kiril Petkov/Kovaçevski: Të hapim një faqe të re me Sofjen…

9 Janar 2022, 19:31 Nga DOSJA
Pak para vizitës së Kiril Petkov/Kovaçevski: Të hapim

MAQEDONI E VERIUT – Pak para vizitës së kryeministrit bullgar Kiril Petkov ditën e nesërme në Shkup, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Rumen Radev ka mbledhur Këshillin e sigurisë për të diskutuar për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe rolin e Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas Alsat, kryeminsitri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski është shprehur se formimi i qeverive të reja në Sofje dhe në Shkup është një mundësi dhe shpresë për bisedimet. Ai tha se hapi i parë ishte largimi i perceptimeve të gabuara dhe se të dyja vendet duhet të kishin qëllimet më të mira për të bashkëpunuar. Ai tha se të dy vendet kishin sa të përbashkëta aq dhe ndryshime por ajo që kishte rëndësi ishte të kuptonin kush ishte interesi i përbashkët dhe të punonin për ta arritur atë. Kovaçevski shtoi se ajo nga e cila nuk do të heqin dorë gjatë negociatave është e drejta e vetëpërcaktimit, identitetit dhe gjuha e veçantë.

“Afrimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat e jetës është parakusht i rëndësishëm për largimin e dyshimeve dhe perceptimeve të gabuara. Unë jam i gatshëm që të hapim një faqe të re në raportet me Bullgarinë dhe të ndërtojmë miqësi të sinqertë dhe të ardhshme më të mirë për të dy vendet. Duhet të qetësohet zëri i urrejtjes. Kemi sinqerisht me shumë të përbashkëta se sa dallime si shtete dhe duhet të përqendrohemi te interesi i përbashkët”, tha Dimitar Kovaçevski, mandatar për kryeministër.

Petkovi do të vijë në Maqedoni vetëm në ditë pasi Kovaçevski të ketë marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit. Ai ka shprehur gjithashtu synime pozitive për vizitën më 18 janar. Ai ka deklaruar se Sofja nuk ka ndryshuar pozitën e saj ndaj Maqedonisë së Veriut por do ta mbindërtojë atë me më shumë bashkëpunim mes dy vendeve. Sipas Petkov do të formohen pesë grupe pune të cilat do të negociojnë në fushat përkatëse infrastrukturë, ekonomi, kulturë, eurointegrime dhe histori, për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni dimitar kovaçeski kiril petkov maqedonia e veriut dimitar kovaçeski kiril petkov maqedonia e veriut

Sondazh

Poll