Bota

Dhunoi gruan e tij me grusht dhe kabllo në Gjakovë, burri arratiset

9 Janar 2022, 21:30 Nga DOSJA
Dhunoi gruan e tij me grusht dhe kabllo në Gjakovë, burri arratiset

KOSOVË – Një burrë në Gjakovë ia ka mbathur pasi policia e kërkon për dhunimin e bashkëshortes së tij. Agresori (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) ka goditur me grusht dhe kabllo bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup. E lënduara ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar për soguri në një shtëpi sociale.

Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e bashkëshortit të saj, por ende nuk ka informacione për gruan e tij.

NJOFTIMI I POLICISË SË GJAKOVËS:
Datë 09.01.2022, rreth orës 16:00, në Rr. “ Shotë Galica” -Gjakovë, i dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me kete rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas eshte intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurte. I dyshuari është kërkuar por i njëjti nuk ka qenë e mundur të lokalizohet. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. I dyshuari per momentin gjendet në arrati.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni burri dhunon gruan burri dhunon gruan

Sondazh

Poll