Bota

Kriza nga Covid,Norvegjia:Të brendshmet e ushtarëve do të përdoren edhe nga rekrutët

9 Janar 2022, 18:47 Nga DOSJA
Kriza nga Covid,Norvegjia:Të brendshmet e ushtarëve do të

NORVEGJI- Rekrutët norvegjezë duhet të kthejnë të brendshmet e tyre pas përfundimit të shërbimit ushtarak për rekrutët e ardhshëm. The Guardian shkruan se kjo gjo po bëhet në Norvegji pasi ushtria po lufton me pakësimin e furnizimeve për shkak të Covid.

Norvegjia, e cila ruan kufijtë veriorë të NATO-s dhe ndan një kufi me Rusinë, thërret rreth 8,000 të rinj dhe të reja për shërbimin ushtarak çdo vit dhe më parë i lejonin rekrutët e sapo liruar të largoheshin nga kazermat me të brendshmet që u ishin dhënë.

Por pandemia ka tendosur seriozisht fluksin e furnizimeve me mbylljen e fabrikave dhe problemet e transportit, duke bërë që ushtria norvegjeze t’u kërkojë rekrutëve të dorëzojnë të brendshme, duke përfshirë reçipetat dhe çorapet. Edhe pse fillimisht vullnetare, tani është bërë e detyrueshme, njoftoi transmetuesi publik NRK të premten.

“Tani që kemi zgjedhur të ripërdorim këtë pjesë të kompletit, kjo na ndihmon. … Ne nuk kemi mjaftueshëm magazinë. Tekstilet lahen, pastrohen dhe kontrollohen. Ajo që shpërndajmë janë në gjendje të mirë”, tha zëdhënësi i logjistikës së mbrojtjes Hans Meisingset.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hans meisingset nato norvegji ushtaret norvegjez hans meisingset nato norvegji ushtaret norvegjez

Sondazh

Poll