Bota

Qeveria e re në Maqedoni, shumë emra të padëgjuar në ekipin e Kovaçevskit

9 Janar 2022, 19:16 Nga DOSJA
Qeveria e re në Maqedoni, shumë emra të padëgjuar në

MAQEDONI E VERIUTDimitar Kovaçevski është mandatuar për të drejtuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski i dha atij besimin për të formuar qeverinë e re teksa ai zëvendësoi Zoran Zaevin në postin e kryeministrit.

Sipas Alsat, ai ka nisur të zgjedhë edhe emrat që do përbëjnë kabinetin e tij dhe shumë pak nga ngelur nga plotësimi me emrat e plotë teksa ka takuar kryesinë e ngushtë të partisë për një konfirmim të fundit pas konsultimeve edhe me partnerët e koalicionit qeveritar. Të hënën pasdite, në mbledhjen e kryesisë qendrore, Kovaçevski do t’i konfirmojë ato emra edhe para organeve të partisë. Ajo që të bën përshtypje është se Kovaçevski ka zgjedhur kryesisht emra të rinj për kabinetin e tij. Mesa duket ai po shpreson vërtet në një fillim të ri.

Ende nuk ka një emër të vendosur si ministër për Punët e Brendshme. Ministër i Punëve të Brendshme mund të mbetet Oliver Spasovski edhe pse u përfol se nënkryetari i LSDM-së Mile Zeçeviq mund ta udhëhiqte dikasterin e Brendshëm. Dilema ka pasur edhe për ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve por me shumë mundësi ajo do vazhdojë të drejtohet nga Bllagoj Boçvarski. Partitë shqiptare të koalicionit mbeten te kuadrot e njëjta.

Lista e emrave:

Sanja Llukarevska – zv/kryeministre për luftë kundër korrupsionit

Bojan Mariçiq – zv/kryeministër për çështje evropiane

Fatmir Bytyqi – zv/kryeministër për çështje ekonomike

 Lupço Nikollovski – ministër i Mbrojtjes

Millan Zhivkoviq – ministër për Punë dhe Politikë Sociale

Sllavjanka Petrovska – ministre e Drejtësisë

Trajan Dimkov – ministër i Bujqësisë

Kryeministri i ri tha se secili është i zëvendësueshëm, sidomos nëse në një moment të caktuar nuk është më në nivelin e detyrës dhe se ky isjhte një parim bazë për menaxhimin sa më efikas të vendit.

“Sa i takon përbërjes së re qeveritare dhe resorëve që do të drejtojë LSDM-ja, bëhet fjalë për ekip të ri njerëzish por edhe kuadro të dëshmuar të qeverisë paraprake të cilët kanë pasur realizim të mirë dhe rezultate në resorët e tyre”– deklaroi ai.

Kovaçevski pritet të dorëzojë propozimin për kabinetin e ri qeveritar në Kuvend ditën e martëpër tu votuar kështu gjatë fundjavës së ardhshme. Dimitar Kovaçevski është mandatuar për të drejtuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski i dha atij besimin për të formuar qeverinë e re. Ai zëvendësoi Zoran Zaevin në postin e kryeministrit pasi ky i fundit dha dorëheqjen për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale të fundit.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni dimitar kovaçeski kabineti i kovaçeskit lsdm maqedonia e veriut stevo pendarovski dimitar kovaçeski kabineti i kovaçeskit lsdm maqedonia e veriut stevo pendarovski

Sondazh

Poll