Bota

“Pamë vdekjen me sy”/ Stuhia e borës lë 22 njerëz të vdekur në Pakistan

9 Janar 2022, 21:27 Nga DOSJA
“Pamë vdekjen me sy”/ Stuhia e borës lë 22

PAKISTAN- Një turiste e bllokuar në makinën e saj për orë të tëra nga reshjet e shumta të borës në Pakistan, ka përshkruar momentet e tmerrit para se t’i vinte ndihma. BBC shkruan se Samina, ishte një nga mijëra qytetarë që nxituan për të parë reshjet e dëborës dimërore në qytetin Murree.

Por një stuhi të premte kishte shkulur pemë dhe kishte bllokuar rrugët brenda dhe jashtë qytetit në veri të kryeqytetit. Rreth 1000 automjete u bllokuan dhe të paktën 22 njerëz vdiqën, duke përfshirë dy familje të mëdha.

Samina tha se ishte larguar nga shtëpia e saj në orën 16:00 me kohën lokale për të udhëtuar në Murree, por shpejt e gjeti veten mes të bllokuarve në dëborë. Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale treguan makinat e bllokuara parakolp për parakolp, me borë të grumbulluar në çatitë e tyre.

“Unë mund të shihja vdekjen para meje. Ishte sikur kishte maja bore të ndërtuara rreth makinës sonë… Nuk mund ta shpjegoj me fjalë se çfarë po kaloja. Ne po luteshim që Zoti të na ndihmojë dhe të mos vdesim në një stuhi dëbore,” tha Samina.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bore ne pakistane pakistane bore ne pakistane pakistane

Sondazh

Poll