Bota

Bosnjë/Serbët këndojnë këngë ultra-nacionaliste në rrugë: Do ta marrim Prizrenin…

9 Janar 2022, 18:34 Nga DOSJA
Bosnjë/Serbët këndojnë këngë ultra-nacionaliste

SARAJEVË – Qytetarët serbë kanë dalë ditën e sotme në demonstrata nëpër rrugët e Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë dukekënduar këngë ultra-nacionaliste me fishekzjarrë të ndezur nëpër duar.

Këto pamje u panë në disa qytete të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, në të cilat ka edhe popullatë boshnjake. Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashk një këngë popullore serbe. Kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, u bën thirrje serbëve të pushtojnë Prizrenin Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.

Serb ethnic nationalists chant along to a popular Serbian song (still sung/applauded to on major Serbian talent shows). The song calls on Serbs to conquer Prizren (??), Dubrovnik (??), Cetinje (??), Nevesinje (??). A chilling cry that, as recently as the 1990s, preceded genocide. https://t.co/0DpzQfBO7I

— Georgio Konstandi (he/him) (@georgiokon) January 9, 2022

Disa përdorues në Twitter nga Bosjna shkruajnë se ata këndojnë të njëjtat këngë të kënduara në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë. Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.

Asambleja e Republikës Srpska ka filluar procedurat për largim nga institucionet qendrore të Bosnje e Hercegovinës, një lëvizje që shkel Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë më 1995. Kryetari i saj, Millorad Dodik, është sanksionuar nga SHBA-ja si pasojë e veprimeve të tij, por duket se kjo nuk e ka penguar teksa është shprehur se SHBA po ndërhyn në çështje të brendshme të vendit dhe lka qëllim destabilizues.

(m.k/dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora bosnje dhe hercegovinë milorad dodik republika srpska bosnje dhe hercegovinë milorad dodik republika srpska

Sondazh

Poll