Bota

Mashtrimet më të mëdha në Zvicër/ Të moshuarës i marrin 34 mijë franga

9 Janar 2022, 20:43 Nga DOSJA
Mashtrimet më të mëdha në Zvicër/ Të

ZVICËR- Një mashtrim ka ndodhur në Zvicër, ku një grua është hequr si police dhe i ka marrë 34 mijë franga një gruaje tjetër. Tagblatt.ch shkruan se një grua e cila është hequr si police ka telefonuar një 66-vjeçare dhe i ka thënë se duhet të dorëzojë të gjitha lekët që ka pasi do tentojnë që ta vjedhin.

Ajo i tha të moshuarës se kishin arrestuar dy persona që donin ta vidhnin, duke shtuar se kishte më persona të tjerë, ndaj dhe duhet të dorëzonte të gjitha lekët që kishte, pasi policia mund t’i siguronte ato. Ngjarja ka ndodhur në qytetin St. Gallen, ku e moshuara pas telefonatës ka mbledhur të gjitha të ardhurat që ka pasur dhe i vendosi ato në një parking publik, ku policja false i mori.

Pas kësaj, 66-vjeçarja është larguar dhe nuk ka mundur që të kontaktojë më me policen e rreme. Më pas ajo ka bërë një denoncim në polici dhe ngjarja po hetohet.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mashtrim ne zvicer zvicer mashtrim ne zvicer zvicer

Sondazh

Poll