Bota

VIDEO/ Me këngë provokuese, serbët në Bosnje festojnë ndarjen e Republikës Srpska

9 Janar 2022, 18:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Me këngë provokuese, serbët në Bosnje festojnë

BOSNJE & HERZEGOVINË- Serbët e Bosnje dhe Hercegovinës kanë mbajtur festime publike për të shënuar festën kombëtare të Republikës së tyre autonome Serbe, duke sfiduar ndalimin e përkujtimit nga një Gjykate të Lartë dhe sanksionet amerikane të vendosura ndaj liderit të tyre Milorad Dodik këtë javë. Aljazeera shkruan se festa e 9 janarit përkujton datën në vitin 1992 kur serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ajo ndezi një luftë shkatërruese, gati katërvjeçare, e cila çoi në vdekjen e rreth 100,000 njerëzve. Data përkon gjithashtu me një festë të krishterë ortodokse serbe, dhe ishte ky komponent fetar që bëri që Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ta shpallte festën të paligjshme pasi ajo diskriminonte komunitetet myslimane boshnjake dhe katolike kroate të rajonit.

Në paradën e së dielës morën pjesë më shumë se 800 policë të armatosur, duke përfshirë anëtarë të njësive antiterroriste, xhandarmëri dhe kalorësi, të cilët marshuan përkrah studentëve, veteranëve të luftës dhe sportistëve nëpër rrugët e qytetit më të madh të rajonit, Banja Luka.

Këto pamje u panë në disa qytete të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, në të cilat ka edhe popullatë boshnjake, derisa disa përdorues të Twitterit nga BeH kanë thënë se ato janë të njëjtat të cilat janë kënduar në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.

Serb ethnic nationalists chant along to a popular Serbian song (still sung/applauded to on major Serbian talent shows). The song calls on Serbs to conquer Prizren (??), Dubrovnik (??), Cetinje (??), Nevesinje (??). A chilling cry that, as recently as the 1990s, preceded genocide. https://t.co/0DpzQfBO7I

— Georgio Konstandi (he/him) (@georgiokon) January 9, 2022

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bosnje dhe hercegovinë republika srpska bosnje dhe hercegovinë republika srpska

Sondazh

Poll