Aktualitet

Protesta, 49 në pranga, hetohen Bardhi e Noka, Rama: Pa opozitë. Berisha: S’ndalemi

9 Janar 2022, 09:27 Nga DOSJA
Protesta, 49 në pranga, hetohen Bardhi e Noka, Rama: Pa opozitë.

TIRANË– 78 persona u shoqëruan, por 49 janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pas përfundimit të protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dje në selinë e Partisë Demokratike. Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”. Në mesin e personave të proceduar janë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka. Deri më tani, Policia ka raportuar se në pranga janë vendosur edhe persona që ndodheshin brenda selisë, por nuk është bërë me dije asnjë emër i të arrestuarve.

Kryeministri Edi Rama ka gjetur mundësinë për të përfituar nga situata e krijuar mes demokratëve. Sot, ai përmes një video-deklarate tha se ishte i gatshëm që bashkë me Presidentin Ilir Meta të ndërhynte që çdo gjë të zgjidhej paqësisht në Partinë Demokratike.  Sipas tij, tanimë situata ka arritur “kulmin” duke i bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë ç’të munden për një Shqipëri më të mirë. Sa i përket dhunës së ushtruar nga të dyja palët, numri një i qeverisë nuk la pa ironizuar edhe mbështetësit e Bashës, duke përmendur se kishin përdorur fikëse zjarri dhe shkopinj druri për të mbrojtur godinën.

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në oborrin e selisë së PD pas përplasjes së djeshme, nga ku deklaroi para mediave se nuk do të ndalet. Ai nuk i ka kursyer edhe akuzat kundër kryedemokratit Lulzim Basha, teksa këmbëngulte se protesta e organizuar prej tij ishte paqësore, paarësisht se pati edhe persona të plagosur. Në fund të fjalës së tij, lideri historik i Partisë Demokratike, theksoi edhe njëherë se veprimet e djeshme të Bashës, që sipas tij përpiloi në një listë me emra demokratët që donte të arrestuar, provuan bashkëpunimin e tij me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e PD-së, ka krahasuar ditën e djeshme me 21 janarin. Në një deklaratë për mediat, pas largimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, e pas përfundimit të mbledhjes me 4 nënkryetarët, Basha u shpreh se për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje, por përmendi disa herë se Berisha “u eksitua” nga dhuna që u ushtrua, ndërsa nuk e fshihte gëzimin kur njerëzit lëndoheshin. Pikë që sipas tij e lidh me kryeministrin Edi Rama.

Por çfarë ndodhi dje në selinë e PD? Cilat janë zhvillimet e sotme?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua dje në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Sot janë 34 të arrestuar. Nën hetim është edhe Gazment Bardhi pasi akuzohet për ‘stërvitje dhe prodhim armësh’, ndërsa mbi Flamur Nokën ‘rëndon’ vepra penale për protestë të paligjshme. Përveç Berishës e Bashës, situata u komentua sot edhe nga Rama, ndërsa presidenti Ilir Meta shijon pushimet në Dajt.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha rikthehet në PD: Protestë tjetër do ketë, datë s’kemi. Basha ushtroi terror

Përplasja në PD,Rama: Jam gati! Do ndërhyjë e Meta.Basha e Berisha, do derdhnin gjak

Berisha deklaratë në oborrin e PD! Basha brenda selisë, mbledhje me nën kryetarët

Të arrestuar dhe të proceduar! Kush u ndalua më 8 Janar, nga Gaz Bardhi te Stresi

Përplasjet në PD, procedohen Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

Protesta në PD/ Shkon në 34 numri i të arrestuarve, 18 vihen nën hetim

Demokratët e shkatërruan, sot nis pastrimi i zyrave të selisë së PD

Post-protesta! Berisha: Brutaliteti i narkopolicisë Rama-Basha nuk kursen as mediat

Protesta në selinë e Partisë Demokratike! Shkon në 60 numri i të shoqëruarve

VIDEO/Dyer të shqyera e karrige të thyera, ç’ka mbetur në PD një ditë pas protestës

PROTESTA në PD/PAMJET brenda selisë blu, si i përjetoi grupi i Bashës trazirat

Trazirat në PD/ DW: Sulm i mbështetësve të Berishës, u pritën me spray nga Basha

(a.b.k.m;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha edi rama lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll