Aktualitet

50-vjeçari ekzekuton ish-gruan në Vaun e Dejës në sy të vajzës, tenton vetëvrasjen

9 Janar 2022, 16:36 Nga DOSJA
50-vjeçari ekzekuton ish-gruan në Vaun e Dejës në sy

VAU I DEJËS– Niko Hila, 50 vjeç ka ekzekutuar me breshëri kallashnikovi ish-partneren e tij, Xhuliana Topalli, 40 vjeçe dhe më pas ka tentuar të vrasë veten. Krimi i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite 9 janari në fshatin Nënfshat të Vaut të Dejës në sy të vajzës së mitur të çiftit, vetëm 4 vjeçe.

E vogla dhe babai i sëmurë i Topallit u bënë dëshmitarë të këtij krimi të rëndë, kur Hila në gjendje të dehur u fut brenda shtëpisë së vajzërisë së Topallit që të kërkonte kujdestarinë e të bijës. 40-vjeçarja Topalli kishte kohë që i kishte dhënë fund marrëdhënies me Hilën, por 50-vjeçari nuk e linte të qetë edhe pse ajo ishte kthyer në shtëpinë e prindërve.

Hila vazhdimisht tentonte të komunikonte me Topallin për kujdestarinë e të bijës, por gjithçka kapi kulmin këtë pasdite kur e qëlloi me breshëri kallashnikovi dhe e la të vdekur në vend. 

Më pas, me të njëjtën armë, Hila ka tentuar të vetëvritet duke e qëlluar vetën me plumb në gojë. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Shkodrës, por për një ndihmë më të specializuar është sjellë në Tiranë në spitalin e Traumës. 50-vjeçari raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Sherri për kujdestarinë, Hila vrau ish-partneren në sy të vajzës 4-vjeçare e babait

VIDEO/ Krimi në familje, policia në Nënshat, dëgjohen të qara

Sot e vrau ish-partneri, Xhuliana Topalli u kthye tek prindërit, Hila s’e la të qetë

Krimi në familje, policia jep detaje: Çifti ishin ndarë!

Vrau gruan! Burri në Vaun e Dejës ka qëlluar edhe veten, ndodhet në spital

Identifikohet VIKTIMA! Kush është 40-vjeçarja që e vrau burri me kallashnikov

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan me kallashnikov niko hila xhuliana topalli burri vret gruan me kallashnikov niko hila xhuliana topalli

Sondazh

Poll