Politike

“Berishës nuk i bëhet vonë për PD”, Tabaku: 8 janari dita e tij e fundit në politikë

9 Janar 2022, 18:33 Nga DOSJA
“Berishës nuk i bëhet vonë për PD”, Tabaku: 8

TIRANË – N/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku reagoi për herë të parë për protestën e djeshme në godinën e Partisë Demokratike, e cila agravoi në dhunë dhe ndërhyrje të forcave të policisë. Në “Tëitter”, deputetja demokrate shkruan se ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i bëhet vonë për PD, prandaj mundi të urdhëronte sulmin kundër selisë blu. Ajo shton se 8 janari është dita e fundit e ish-liderit demokrat në politikë.

POSTIMI I JORIDA TABAKUT:

Vetëm dikujt që nuk i bëhet më vonë për PD mund të urdhëronte sulmin kundër saj. 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Dje ishte një ditë e trishtuar për Partinë time, tek e cika aderoj që në moshën 16 vjeçare.

Only someone ëho doesn’t care anymore about the DP can order an attack to destroy it. 8 January ëas Sali Berisha last day in politics. Yesterday ëas a sad day for my Party, the one in ëhich I adhered since I ëas 16! pic.tëitter.com/r5Ttz2X6Lp

— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) January 9, 2022

Deputetë të tjerë të PD, Enkelejd Alibeja, Orjola Pampuri, Bujar Leskaj, etj, u shprehën njëzëri se Berisha e ka mbyllir ciklin e tij politik. Pasdite, kryetari i PD Lulzim Basha tha se ish-kryeministri u soll dje njësoj si Edi Rama në protestën e dhunshme të 21 janarit 2011 përpara Kryeministrisë. Sekretari i PD Gazment Bardhi hodhi poshtë akuzat e Berishës se Basha ka dëmtuar zyrën e tij nga brenda për të fajësuar protestuesit për dëmtimin e saj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku perplasje ne partine demokratike sali berisha jorida tabaku perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll