Politike

Alibeaj: Berisha si kufomë politike, dështoi dje me Ramën të nxirrte arkivole nga PD

9 Janar 2022, 17:17 Nga DOSJA
Alibeaj: Berisha si kufomë politike, dështoi dje me Ramën të

TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha u kthye në selinë e PD (vend krimi) për të nxitur dhunë ndaj vetë demokratëve. Në një mesazh të publikuar në Facebook, zyrtari i partisë më të madhe opozitare shtoi se Berisha dështoi dje me kryeministrin Edi Rama të nxirrnin arkivole nga selia e PD ku u mbajt një protestë e dhunshme dhe policia ndërhyri me gaz lotsjellës. Alibeaj shton se ish-kryetari i PD po sillet si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur agoinë e tij.

POSTIMI I ENKELEJD ALIBEAJT:
Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur sado pak agoninë e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e PD Lulzim Basha se ka futur dje armë në PD për të goditur protestuesit. Ai premtoi se do të ketë protesta në vazhdim kundër Bashës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll