Bota

“Franca në rënie”/Pse libri i ri i Michel Houellebecq është një ngjarje shtetërore?

9 Janar 2022, 16:52 Nga DOSJA

FRANCË – Michel Houellebecq është auttori-provokator e kontrovers, ai të cilin francezët e kanë idhull dhe një ndër shkrimtarët më të shitur ndërkombëtarisht të Francës. Houellebecq është i jashtëzakonshëm teksa sjell një pasqyrë të të vërtetave të zymta të Francës bashkëkohore.

Sipas France24, libri i tetë i tij “Anéantir”, i cili përkthehet në anglisht “Annihilate”, ose “të shkatërrosh” apo “të zhdukësh nga faqja e dheut” në shqip ka dalë në botim në raftet e librarive me një botim masiv prej 300,000 kopjesh.  Është romani i parë i Houellebecq që kur iu dha titulli më i lartë i Francës, Légion d’ Honneur, për shërbimet e tij në letërsinë franceze nga Presidenti Emmanuel Macron. Ai u botua në Francë në 7 janar dhe parashikon vitet 2026 dhe 2027, kur Franca është në rënie, por elitat borgjeze nuk po ecin aq keq. Franca në rënie është një lajtmotiv në veprën e autorit 65-vjeçar, i cili shpesh konsiderohet “i tmerrshmi i letrave franceze”. Ai transmeton njohuritë e tij unike mbi maskulinitetin, Francën, Islamin, turizmin seksual, gjendjen njerëzore dhe tema të tjera të guximshme për të cilat shumë romancierë nuk do të guxonin kurrë të shkruanin.

Gjithmonë politike, vepra e fundit e Houellebecq, botuar nga Flammarion, vjen në fillim të vitit zgjedhor në Francë. Dhe romani nis me … një fushatë zgjedhore presidenciale. Autori mbron romanin e tij për një Francë të drejtuar nga myslimanët pasi kritikët e dënojnë atë si një “dhuratë” për të djathtën ekstreme. Kritika franceze mbi librin është e polarizuar, disa e konsiderojnë gjenial e disa se nuk po sjell asgjë të re. Megjithatë perstigjozja “Le Monde” e konsideron një vepër plot finesë: Faqet më prekëse të romanit të tij janë ato ku ai arrin të notojë, në mes të vetmisë dhe braktisjes, gjeste kalimtare që të bëjnë të qash

Por nuk është vetëm përmbajtja që shkakton reagim ndaj veprës së re. Gjatë periudhës së Krishtlindjes, u ngrit një skandal. Pirateria e internetit e bëri librin të disponueshëm para Krishtlindjeve për shkak të një “rrjedhjeje të supozuar”. Blogeri i specializuar i librave elektronikë Hervé Bienvault ndoqi historinë. Ata që e blenë romanin të premten ishin kryesisht burra, teksa duket se klientët ishin të interesuar kryesisht për përmbajtjen, jo për temën. Ai është i dashur dhe i admiruar nga shumë, sigurisht, por nëse përmendni emrin e tij në një bar francez menjëherë do të krijoni një debat. Të gjithë pajtohen se ai është provokues. Midis komenteve mizogjeniste dhe ksenofobike, goditjeve kundër mediokritetit kulturor dhe shpirtëror bashkëkohor dhe talljes së çuditshme ndaj klasës së ulët, Houellebecq nxjerr në pah tiradën e tij të zakonshme të hidhërimit.

“Unë shkruaj për të marrë duartrokitje. Jo për paratë, por për t’u dashuruar, admiruar“, tha ai.

Versioni në anglisht nuk do të shfaqet deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, por përkthimet italiane (“Annientare”), gjermanisht (“Vernichten”) dhe greqisht dalin të premten dhe të martën më 11 janar.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kulture autor francez michel houellebecq zgjedhjet presidenciale ne france autor francez michel houellebecq zgjedhjet presidenciale ne france

Sondazh

Poll