Bota

Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Kosovë, mirëpritet nga Nicholas Giacobbe

9 Janar 2022, 15:05 Nga DOSJA
Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Kosovë, mirëpritet nga

KOSOVË – Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë.

I ngarkuari i deritashëm me Punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka qënë ai që e ka pritur ambasadorin Hovenier. Ai është shprehur i nderuar që ka mbajtur këtë pozicion këto muaj dhe ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e kredencializimit të Hovenier.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit. Vazhdoni ta ndiqni Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për përditësime mbi javët e para të Ambasadorit Hovenier, përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”, shkroi Giacobbe në Twitter.

Today I welcomed Ambassador-designate Jeff Hovenier to Pristina. It has been an honor to serve as Chargé d’Affaires for the past several months. Continue to follow @UsAmbKosovo for updates on Ambassador Hovenier’s first weeks, including his credentialing ceremony tomorrow. pic.twitter.com/HUlx0koVRP

— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) January 9, 2022

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar më 28 dhjetor se Jeffrey Hovenier është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë para nënsekretares amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland. Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në një seancë dëgjimore para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë në tetor të vitit të kaluar, Hovenier ka thënë se, nëse konfirmohet në postin e ambasadorit do ta ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike dhe se do ta inkurajojë Kosovën për konstruktivitet dhe fleksibilitet në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Hovenier është propozuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik, nga presidenti amerikan, Joe Biden.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora ambasada e shba ne kosove jeffrey m. hovenier nicholas giacobbe ambasada e shba ne kosove jeffrey m. hovenier nicholas giacobbe

Sondazh

Poll