Bota

Protestat në Kazakistan, numri i të vdekurve shkon në 164 persona

9 Janar 2022, 16:22 Nga DOSJA
Protestat në Kazakistan, numri i të vdekurve shkon në 164 persona

KAZAKISTAN- Të paktën 164 persona kanë vdekur në Kazakistan gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare. BBC shkruan se kjo është një rritje të madhe nga shifra e mëparshme prej 44 vdekjesh.

Pothuajse 6,000 njerëz janë arrestuar, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm shtetasish të huaj. Demonstratat, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburantit, u shndërruan në trazira të mëdha ndërsa u përhapën në të gjithë vendin. Ato filluan më 2 janar dhe u rritën për të pasqyruar pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili udhëhoqi Kazakistanin për tre dekada dhe mendohet se ende ka ndikim të rëndësishëm.

Protestat shpërthyen në disa qytete të Kazakistanit më 2 janar, duke u përshkallëzuar në trazira masive me ndërtesat qeveritare që u plaçkitën dhe u dogjën në disa qytete disa ditë më vonë. Dhuna që pasoi la shumë njerëz të plagosur, ndërsa raportohet edhe për viktima. Më pas, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev iu drejtua Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) duke kërkuar ndihmë nga blloku i udhëhequr nga Rusia. Rendi dhe ligji kanë marrë situatën nën kontroll por akoma situata mbetet e tensionuar në Almaty.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nursultan nazarbayev protesta ne kazakistan nursultan nazarbayev protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll