Bota

Protesta e dhunshme në PD/5 të arrestuar janë nga Kosova, babai: po pinin kafe…

9 Janar 2022, 15:34 Nga DOSJA
Protesta e dhunshme në PD/5 të arrestuar janë nga Kosova, babai:

KOSOVË- Në protestën e thirrur ditën e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demoktratike morën pjesë dhe pesë persona nga Kosova.

Ata janë shoqëruar ditën e djeshme nga policia dhe janë identifikuar si Valdrin Dervishaj, 33 vjeç; Arben Dervishaj, 38 vjeç; Arben Dervishaj, 39 vjeç; Qendrim Dervishaj, 26 vjeç; Orges Dervishaj, 20 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Megjithatë, babai i njërit nga të arrestuarit ka thënë se djali i tij bashkë me katër kushërinjtë kanë shkuar për të përcjellë një familjar të tyre, i cili po udhëtonte jashtë vendit dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen pasi ndalur për një kafe. Ai e ka mohuar faktin se ata kanë marrë pjesë në protestë.

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua dje në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Sot janë 34 të arrestuar. Nën hetim është edhe Gazment Bardhi pasi akuzohet për ‘stërvitje dhe prodhim armësh’, ndërsa mbi Flamur Nokën ‘rëndon’ vepra penale për protestë të paligjshme. Përveç Berishës e Bashës, situata u komentua sot edhe nga Rama, ndërsa presidenti Ilir Meta shijon pushimet në Dajt.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosova perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit kosova perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll