Bota

Epidemiologu slloven: Një person me Omicron mund të infektojë deri në 8 persona

9 Janar 2022, 14:38 Nga DOSJA
Epidemiologu slloven: Një person me Omicron mund të infektojë

SLLOVENI – Andrej Trampuž, epidemiolog slloven dhe specialist i mjekësisë së brendshme, kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektiv- kirurgjikale në spitalin më prestigjioz të Evropës, “Charite Hospital” në Berlin, tha se varianti Omicron ka një shpërndarje mjaft të frikshme dhe se prëesioni bie mbi institucionet shëndetësore.

Sipas Slovenskenovice, ai gjithashtu vuri në dukje mbulimin e ulët të vaksinimit në vend dhe tha se një person me këtë virus mund të infektojë gjashtë deri në tetë njerëz, ndërsa një me Delta është më pak infektues teksa mund të infektojë tre deri në katër njerëz tjerë. Sipas tij, një person i vaksinuar ka 63 % më pak gjasa që të përfundojë në spital kur infektohet. Nëse vaksinohet dy herë, 90 për qind më pak dhe nëse tre herë 99 për qind më pak. Megjithëse omicron thuhet se ka simptoma më të buta se delta, ai mund të jetë ende i rrezikshëm. Duke komentuar përqindjen e të infektuarve në rajonin e Ballkanit, ai tha se kjo nuk është një valë e re, është një cunami dhe po përhapet sepse masat epidemiologjike nuk janë të mira pasi pak i përmbahen këtyre masave.

“Mund të them se omicron është vala më e keqe e koronavirusit deri më tani, sepse kaq shumë njerëz janë të infektuar me të. Sa më shumë të jenë të infektuar, aq më i madh është presioni në institucionet e kujdesit shëndetësor. Për shkak të faktit se Omicron do të infektojë shumë njerëz, spitalet nuk do të mund të pranojnë shumë nga këta të rinj në kujdes intensiv dhe trajtim. Shumë nga ata që u infektuan sot do të kenë një formë të rëndë të sëmundjes brenda dy deri në tri javë”, tha ai.

Ai tha se janë 30 fëmijë në Berlin të cilët janë në kujdes intensiv dhe mbahen me respiratorë. Sipas tij ata nuk faj se nuk ka dalë një vaksinë adekuate e Covid apo se të rriturit nuk tregojnë aspak kujdes. 

“Për momentin, të shtunën, kemi rreth 30 fëmijë në Berlin, nga të porsalindurit deri në moshën pesë vjeç, të cilët ndodhen në reparte të kujdesit intensiv me ventilim mekanik (respirator) ose janë të shtruar në spital me një pasqyrë klinike shumë të rëndë të Covid-19. Këta fëmijë që nuk kanë faj për asgjë dhe për të cilët ende nuk kemi një vaksinë kundër Covid-it, janë infektuar nga të rriturit, kryesisht ata që sillen në mënyrë të papërgjegjshme, që nuk janë vaksinuar dhe që nuk kujdesen për asgjë dhe askënd, por ecin përreth dhe e transmetojnë virusin”, tha Trampuž.

I pyetur se kur do të përfundojë makthi i pandemisë, Trampuž tha se do të marrim një vaksinë të re të përshtatur me omicron në qershor ose korrik të këtij viti. Sipas tij, do të kishte kuptim që të vaksinohen sa më shumë njerëz në kohën më të shkurtër të mundshme dhe më pas të mendojmë për përfundimin e pandemisë.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani hetim epidemiologjik omicron gjermani hetim epidemiologjik omicron

Sondazh

Poll