Bota

Kryetari i komunës Obiliq në Kosovë infektohet me COVID-19, bën thirrje për kujdes

9 Janar 2022, 15:47 Nga DOSJA
Kryetari i komunës Obiliq në Kosovë infektohet me COVID-19,

KOSOVË – Kryetari i komunës së Obiliqit në Kosovë, Xhafer Gashi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Ai shkruan se pasi ka pasur disa simptoma të pazakonta, i është nënshtruar testitmit për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv. Gashi shkruan se gjendja e tij është e stabilizuar, është vetëizoluar dhe ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID dhe të bëjnë kujdes.

“Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19. Falënderoj stafin mjekësor të QKMF-së, në Obiliq, për shërbimet dhe kujdesin gjatë trajtimit në ambulantën antiCovid-19. Përkushtimi dhe puna në shërbim të qytetarëve po vazhdon me intensitetin e njëjtë ndërsa unë do të punoj nga shtëpia deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore. Meqë përhapja e këtij virusi ka filluar të shënojë ngritje, kërkoj që të respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore”, shkruan ai.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora covid ne kosove kosove obiliq xhafer gashi covid ne kosove kosove obiliq xhafer gashi

Sondazh

Poll