Bota

FOTO/ Vandalizohen shkëmbinjtë ikonë të Scala dei Turchi në Itali, u hedhin pluhur

9 Janar 2022, 16:50 Nga DOSJA
FOTO/ Vandalizohen shkëmbinjtë ikonë të Scala dei Turchi

TIRANË- Një hetim është duke u zhvilluar pasi shkëmbi i famshëm gëlqeror i bardhë Scala dei Turchi në Siçili u shpërfytyrua në mënyrë të turpshme me pluhur të kuq. The Guardian shkruan se Scala dei Turchi është një nga vendet turistike më të vizituara në Itali.

Shkëmbi, i cili ka formën e një shkalle të madhe që del në Mesdhe nga brigjet e Realmonte në Sicilinë jugore, u vandalizua të premten mbrëma. Nga inspektimet fillestare u konstatua se fajtorët e kanë prishur shkëmbin me pluhur oksid hekuri të kuq. Pasi grupi hetimor u largua nga vendngjarja vullnetarët në Realmonte filluan pastrimin e shenjave të lëna në këtë shkemb.

“Shkëmbi i mrekullueshëm i bardhë i Scala dei Turchi, një atraksion i zonës Agrigento për vizitorët nga e gjithë bota, është dëmtuar në mënyrë të turpshme. Ne dënojmë autorët e këtij gjesti vandal. Shpresoj që autoritetet të identifikojnë shpejt përgjegjësit,” tha presidenti i Siçilisë, Nello Musumeci.

Luigi Patronaggio, kryeprokurori i Agrigento, ka nisur një hetim dhe ka urdhëruar teste mbi materialin e përdorur për të gjurmuar shitjet e fundit të pluhurit të kuq në zonë dhe, në fund, blerësit. Policia po kërkon të dhëna edhe nëpërmjet pamjeve të videove nga vendi i ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota luigi patronaggio nello musumeci scala dei turchi luigi patronaggio nello musumeci scala dei turchi

Sondazh

Poll