Aktualitet

Protesta e dhunshme te PD, Avokati i Popullit: 59 persona në Polici, 8 të mitur

8 Janar 2022, 22:00 Nga DOSJA
Protesta e dhunshme te PD, Avokati i Popullit: 59 persona në Polici, 8

TIRANË – Avokati i Popullit paraqiti online raportin për protestën e sotme të organizuar në Partinë Demokratike. Në Facebook, zyra e Avokatit të Popullit saktësoi se 59 persojna janë shoqëruar në komisariatet e ndryshme të Tiranës, ku 8 prej tyre janë të mitur. Në lidhje me personat e lënduar, raportohet se dy persona janë lënduar në kokë Alban Hoxha dhe N.A., të cilët janë larguar nga Spitali i Traumës pasi janë mjekur.

Gjithashtu në Spitalin Ushtarak dhe Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës kanë marrë trajtim mjekësor 7 persona, kurse 5 të tjerë janë trajtuar për intoksikim nga gazi lotsjellës në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”.

Për sa i përket forcave të rendit, Avokati i Popullit bën me dije se një pjesë e punonjësve të policisë nuk kanë patur të dukshëm numrin e tyre të identifikimit. Përdorimi i gazit lotsjellës vërehet se është përdorur në masë të madhe.

Avokati i Popullit në përputhje me mandatin e tij kushtetues si mbrojtës i të drejtave dhe lirive themelore të individëve nga veprimet e administratës shtetërore, do të vijojë të monitorojë situatën në vijimësi.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Nisin shoqërimet, Basha: Berisha iku. Ish-kryeministri: Rikthehemi


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit perplasje ne partine demokratike avokati i popullit perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll