Aktualitet

‘Pse merrni krerët e degëve’, policia-Bardhit: Keqardhje, i pyetëm, hetojmë dhunën

8 Janar 2022, 20:21 Nga DOSJA
‘Pse merrni krerët e degëve’, policia-Bardhit: Keqardhje,

TIRANË– Policia e Shtetit u është përgjigjur deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardgi, i cili e kosndieroi si të paligjshme marrjen në pyetje të krerëve të degëve të PD-së. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit shkruan se në pyetje brenda Partisë Demokratike për protestën e dhunshme që u shënua sot janë marrë vetëm deputetët.

Ndërsa ata që ishin në seli, janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje, në lidhje me punën hetimore të Policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Me keqardhje dëgjuam deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, në lidhje me punën hetimore të Policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme në selinë e Partisë Demokratike. Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje. Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës. Njëkohësisht, Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Mbrëmjen e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar të dijë se përse po shoqërohen në polici anëtarët e Partisë Demokratike që kanë qenë sot pjesë mbledhjes së zhvilluar në selinë blu. Para mediave, ai tha se në mënyrë krejt të paligjshme, sot u janë kontrolluar zyrat edhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore gazmnt bardhi policia e shtetit gazmnt bardhi policia e shtetit

Sondazh

Poll