Aktualitet

Bardhi: Pse shoqërohen kryetarët e degëve në polici? Deputetëve ju kontrolluan zyrat

8 Janar 2022, 18:50 Nga DOSJA
Bardhi: Pse shoqërohen kryetarët e degëve në polici?

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar të dijë se përse po shoqërohen në polici anëtarët e Partisë Demokratike që kanë qenë sot pjesë mbledhjes së zhvilluar në selinë blu. Para mediave, ai tha se në mënyrë krejt të paligjshme, sot u janë kontrolluar zyrat edhe deputetëve të Partisë Demokratike. Sipas Bardhit, shoqërimi i kryetarëve të degëve është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi ata kanë qenë në mbledhje dhe nuk kanë qenë pjesë e protestës së zhvilluar para selisë blu. 

“Do bëj dhe një deklaratë për media, por një pyetje kisha, pse po ndalohen nga policia anëtarët e grup seksionet e Partis Demokratike, dua të informoj median duke qenë se ju nuk ju lanë, çdo person që ka qenë brenda selisë qendrore të PD-së ka kaluar një periudhë verifikimi dhe më pas në një fazë të dytë, procedurë kontrolli fizik personal të çdo personi që ka qenë brenda selisë së PD-së. Më pas është kontrolluar çdo ambient, në përfundim janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve. Me ligj nuk mund të ndodhte, por ne i kemi lejuar të kontrollojnë edhe zyrat, pa autorizim nga Kuvendi, siç ëkrkon kushtetuta e Shqipërisë. Unë shkoj te trupa dhe i pyes kush janë shefat tuaj, shkoj te dera dhe pyes: Çfarë ka bërë Turtulli që është shoqëruar në policie, Hoti? A kam të drejtë të marr informacione?”- tha Bardhi.

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

LEXO EDHE KËTË:

“Pse merrni demokratët”, Bardhi sherr me policët, efektivi: E di ti kush i mori

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore gazment bardhi perplasje ne partine demokratike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll