Aktualitet

Sekuestrohen 3 armë zjarri, u përdorën në krimin e ndodhur në Elbasan-Rrogozhinë

8 Janar 2022, 19:56 Nga DOSJA
Sekuestrohen 3 armë zjarri, u përdorën në krimin e ndodhur

PEQIN– Tre armë zjarri janë sekuestruar mbrëmjen e sotme nga policia. Mësohet se armët janë sekuestruar në Peqin në kuadër të një operacioni të zhvilluar këtë mbrëmje në këtë zonë.

Armët, dy pistoleta dhe një kallashnikov dyshohet të jene përdorur në ngjarje kriminale që kanë ndodhur në aksin Elbasan-Rrogozhinë, por ende nuk dihet saktësisht se për cilën ngjarje bëhet fjalë.

Armët janë gjetur në një stallë, siç shihet edhe në foton e publikuar nga Dosja.al. Ato tashmë janë në duart e policisë që po kryejnë hetimet e nevojshme. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar e të japë detaje mbi ngjarjen kriminale në të cilën janë përdorur armët e sekuestruara.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet peqin sekuestrohen arme ne peqin peqin sekuestrohen arme ne peqin

Sondazh

Poll