Aktualitet

‘Do jenë të pandalshme’/ Berisha paralajmëron protesta të tjera: E sotmja, paqësore!

8 Janar 2022, 14:10 Nga DOSJA
‘Do jenë të pandalshme’/ Berisha paralajmëron

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka parë si paqësore protestën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, edhe pse në bilancin e “post-protestës” përmendi 12 të lënduar dhe më shumë se 40 mbeshtetës të shoqëruar në Komisariate. Në një deklaratë për shtyp, bashkë me të gjithë mbështetësit e tij, Sali Berisha nderoi personat që çanë dyert e blinduara të PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se kishte bashkëpunuar me kriminelë për të dhunuar demokratët. Në fjalën e tij, Berisha bëri të ditur se protestat do të jenë të pandalshme deri në marrjen e selisë së PD, ndërsa u shpreh i bindur për një “binom” mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashës.

Sipas tij, Rama detyroi Bashën që të kërkonte ndihmë publikisht në mënyrë që të kishte ndërhyrje nga Policia e Shtetit, ndërsa për këtë të fundit, Berisha nuk i kursey as kritikat. Po ashtu, kishte dhe një përgjigje për mediat ndërkombëtare që raportuan për dhunë e protestës së thirrur nga Berisha, por ky i fundi tha se shkrimet e tyre janë bazuar nga gazetarët e Ramës në Tiranë. Berisha tha se do t’i dërgojë vetë gazetës Reuters dokumentet ku faktohet dhuna e ushtruar ndaj protestuesve, duke iu referuar edhe mediave të tjera.

Ndërkohë që edhe pse duket se ka pasur kohë që t’i hedhë një sy të shpejtë mediave të huaja, Berisha nuk ka preferuar që të komentojë thirrjen e Ambasadës Amerikanë në Shqipëri, duke u shprehur se ende nuk ka konsumuar. Ndaj edhe nuk mund që ta komentonte. Ndërkohë që paralajmëroi edhe padi ndaj numrit një të opozitës, edhe pse pa besim tek sistemi i drejtësisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

SHBA e quajti protestën e tij të dhunshme, Berisha: S’e kam lexuar deklaratën

Persona të inkriminuar mbrojtën Bashën? Berisha: Njëri me mbiemrin Shata, i padisim

Kush e fitoi betejën? Berisha: Do përdor fjalët e Andi Bejtes

 

Mbylli protestën në PD, Berisha: Kemi 12 të plagosur dhe 41 të rinj të ndaluar

Hapi i radhës së Berishës, ish-kryeministri: E gjithë Shqipëria vetëm në protesta

Mbylli protestën në PD, Berisha: Kemi 12 të plagosur dhe 41 të rinj të ndaluar

VD- LIVE/ Paralelisht me Bashën! Berisha del para mediave pas protestës së dhunshme

Berisha: U vërtetua sot aleanca e Bashës me krimin, gazin, krimin dhe Ramën

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që  shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(k.m/d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll