Aktualitet

VD-Protesta e dhunshme Basha: Lajm i mirë, objektivat e Berishës s’u realizuan

8 Janar 2022, 17:14 Nga DOSJA
VD-Protesta e dhunshme Basha: Lajm i mirë, objektivat e Berishës

TIRANË- Kryeopozitari Lulzim Basha ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha me protestën e sotme, kurorëzoi aksionin e tij personal. Në një konferencë për mediat, Basha tha se është lajm i mirë që shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Berishës. Ai shtoi se asnjë nga objektivat që Berisha i kishte vënë vetes nuk u realizua.


“Për të korurëzuar aksionin e tij personal. Sikundër e kemi thënë, ajo që nisi prej kohësh e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajm i mirë është fakti që shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për tu bërë pjesë e skenarit të dhunës, për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e di çdo kush mesy në ballë. Në këtë betejë ai nuk kursen askënd përveç vizitës së tij. Lajm i mirë është braktisja totale. Dëshpërimin nuk kam pse ta them sepse e keni parë nga fytytra e tij. Për fat të mirë asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua,” tha Basha.

LAJM KRYESOR:Selia e PD e shkatërruar! Basha fton gazetarët në seli, Bardhi përplaset me policinë

(I.A;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll