Aktualitet

VD-Protesta e dhunshme, Noka: Demokratët s’kanë faj, thjesht hapën dyert e mbyllura

8 Janar 2022, 20:34 Nga DOSJA
VD-Protesta e dhunshme, Noka: Demokratët s’kanë faj, thjesht

TIRANË– Deputeti Flamur Noka i ka konsideruar të pafajshëm demokratët që sot zhvilluan një protestë të dhunshme para selisë blu. Pavarësisht se përplasja la persona të lënduar dhe të plagosur, Noka tha se e vetmja gjë që bënë demokratët ishte të hapnin dyert e dritaret që gjetën të mbyllura. Sipas Nokës, askush nuk mund t’i bëjë me faj demokratët që hynë në shtëpinë e tyre.


“Nuk kishte gjë më të dhimbshme për këta demokratë që panë shtëinë e tyre të shndërruar nga pengu dhe nga Rama në bunker. Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithçka për të hyrë në shtëpinë e tyre, nuk ka peng që i ndalon demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre. Rama me këtë që bëri sot tentoi të tregonte se është edhe kryeministër, edhe kryetar i Opozitës. Asnjë faj dhe asnjë dëm nuk kanë bërë, thjesht dyert e dritaret që i gjetën të mbyllura, i hapën, ky nuk është faj,”- tha Noka. 

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore flamur noka perplasje ne partine demokratike flamur noka perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll