Aktualitet

ME VIDEO- Demokratët dhunohen me shkopinj druri në ballkonin e selisë blu

8 Janar 2022, 19:19 Nga DOSJA
ME VIDEO- Demokratët dhunohen me shkopinj druri në ballkonin e

TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga selia e Partisë Demokratike. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se si një grup personash të veshur me të zeza rrahin me shkopinj druri demokratët që u ngjitën në katin e dytë të selisë së PD-së. Nuk dihet nëse janë identifikuar personat në fjalë apo jo.

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që  shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore

Sondazh

Poll