Aktualitet

Berisha e akuzoi si person të lidhur me krimin, reagon Shata: Më ka ngatërruar

8 Janar 2022, 18:48 Nga DOSJA
Berisha e akuzoi si person të lidhur me krimin, reagon Shata: Më ka

TIRANË – Personi i cili u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha sot si i lidhur me krimin dhe që dhunoi mbështetësit e tij reagoi për herë të parë. Sefer Shata deklaroi për “Balkanweb” se e kanë ngatërruar gabimisht me një person tjetër në një foto të publikuar së fundmi. Ai shtoi se ka shoqëruar vetë Berishën në të kaluarën kur ai drejtonte Partinë Demokratike si dhe ish-kryetarët Eduard Selami e Tritan Shehu. Madje, Shata pranon se është dekoruar nga ish-kryedemokrati Berisha.

“Më ka nxjerrë një foto më ka ngatërruar me një person aty. Nuk jam ai i fotos, jam aktivist i PD, por nuk jam personi në foto. Më kanë shqetësuar familjen. Nuk kemi ngjashmëri. Kam qenë shoqërues i vjetër në PD, që nga Eduard Selami Tritan Shehu kemi shoqëruar edhe Berishën. Jam pishtar i demokracisë. Jam dekoruar edhe nga vetë z.Berisha. Nuk jam pjesë e asnjë organizate kriminale”, u shpreh Sefer Shata për “Balkanweb”.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Policia nis shoqërimet, Rama gjithë ironi, Basha kërkon mediat në zyrë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll