Aktualitet

‘Lufta’ Basha-Berisha, Rama: Varu teneqet, 2 kufoma politike që më kujtojnë Joker-in

8 Janar 2022, 18:20 Nga DOSJA
‘Lufta’ Basha-Berisha, Rama: Varu teneqet, 2 kufoma politike që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljet përm edia të kryedemorkatit Lulzim Basha e të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas protestës së dhunshme që la pas persona të plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale, sipas Ramës, Basha e Berisha ngjasojnë me personazhin kryesor të filmit Joker, i cili nuk ka më asgjë për të humbur dhe të gjithë jetën e trajton si një komedi. Të dy i konsideron kufoma politike, ndërsa demokratëve u bën thirrje që të bashkohen me të si qytetarë shqiptarë.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”- shkruan Rama.

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha edi rama lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll