Politike

KE anuloi vëzhgimin e zgjedhjeve, zyrtarja e lartë vizitë blic në zyrën e Metës

27 Qershor 2019, 10:09 Nga DOSJA
KE anuloi vëzhgimin e zgjedhjeve, zyrtarja e lartë vizitë blic

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij një përfaqësuese nga Këshilli i Europës. Meta ka takuar sot Jutta Gützkoë (Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë).

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Meta dhe përfaqësuesja i KE-së, kanë diskutuar në lidhje me vendimet e presidentit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe krizën aktuale.

Takimi vjen një ditë pasi KE anuloi vizitën e programuar të delegacionit të do të vëzhgonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Më herët në zyrën e Metës ishte Lulzim Basha, e pas tij, kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili. Pas Vasilit, Meta ka takuar aleatët e PD.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me Bashën. Takimi është fokusuar tek zgjidhja e krizës politike. Ishte Basha që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës.

Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike meta takon bashen kriza politike meta takon bashen

Sondazh

Poll