Sport

Afrika e “egër”/ Trajneri kërcënohet, shkak bëhet zgjedhja e disa futbollistëve

8 Janar 2022, 18:13 Nga DOSJA
Afrika e “egër”/ Trajneri kërcënohet, shkak

AFRIKË-Kërcënime me vdekje për trajnerin e Sierra Leone. Në Kamerun gjithçka është gati, në fakt kanë mbetur shumë pak orë deri në startin e edicionit e 33-të të Kupës së Afrikës.

Para fillimit ka pasur një episod të pakëndshëm raportuar nga trajneri i Sierra Leones. John Keister, në fakt, tha se kishte marrë kërcënime me vdekje dhe mendohet se gjithçka lidhet me zgjedhjen që ka bërë për të grumbulluar disa futbollistë.

Keister është mjaft i zhgënjyer: “Nuk mendoj se duhet të arrijë deri në pikën ku jeta ime të kërcënohet sepse njerëzit mendojnë se disa lojtarë duhet të jenë në skuadër.Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, kështu që nuk ka asnjë arsye për kërcënime me vdekje. Unë kam një familje dhe kam një punë për të bërë.”

Kjo është përvoja e dytë e Keisterit si trajner i kombëtares së vendit të Afrikës Perëndimore.Sierra Leone është në Grupin E të AFCON, një grup që nuk është veçanërisht i lehtë. Në fakt ai do të përballet me kampionët në fuqi të Algjerisë, Bregut të Fildishtë dhe Guinesë Ekuatoriale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kupa e afrikes sierra leona kupa e afrikes sierra leona

Sondazh

Poll