Sport

Serie A, Covid prek edhe shkallët e stadiumeve, Asambleja vendos për tifozët

8 Janar 2022, 17:29 Nga DOSJA
Serie A, Covid prek edhe shkallët e stadiumeve, Asambleja vendos për

ITALI-Asambleja e Ligës së Futbollit, e thirrur urgjentisht për të marrë masa ndaj Covid-19 ka vendosur që ndeshjet që do të luhem më 16 janar dhe 23 janar do të kenë maksimalisht 5 mijë tifozë që do të ndjekin ndeshjet në stadium.

Për kampionatin më 9 janar, si dhe për Superkupën e Italisë mes Interit dhe Juventusit, kapaciteti i stadiumeve do të ulet sërish në 50%. Seria A nuk i mbyll dyert për tifozët, por pjesërisht. Megjithatë, reduktimi i numrit të tifozëve është shumë lartë.

Ishte një vendim i aprovuar me unanimitet që të jenë në stadium vetëm 5 mijë tifozë për dy javët pasardhëse. Por gjithashtu duhet theksuar se sektori i miqve do të jetë i mbyllur dhe në stadium do të jenë vetëm vendasit. Në Asamble morën pjesë 20 skuadrat pjesëmarrëse, të lidhura me videokonferencë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport serie a serie a

Sondazh

Poll