Sport

Maldini: Rinovimet e Theo dhe Bennacer janë në proces, po flasim edhe me Leaon

8 Janar 2022, 17:14 Nga DOSJA
Maldini: Rinovimet e Theo dhe Bennacer janë në proces, po flasim edhe

ITALI – “Rinovimi i Theo Hernandez është shumë mirë në proces, si ai i Bennacer. Po flasim edhe me Leaon, synimi është që të zgjasim kontratat së shpejti me të tre”. Paolo Maldini është optimist. Në një takim javën e kaluar, ai është shprehur se sheh një zgjidhje pozitive për zgjatjen e kontratave me të tre lojtarët:

“Kontratat e tyre do të skadojnë në vitin 2024, ne kemi reaguar në kohën e duhur. Me Donnarumman dhe Calhanoglun, nuk ishte kurrë e lehtë të gjeje një marrëveshje. Theo, Ismael dhe Rafa janë tre lojtarë që tashmë kanë dhënë kaq shumë, pavarësisht se janë të rinj. Ne mendojmë se kanë ende shumë për të dhënë në të ardhmen tonë të afërt”.

Drejtori teknik i kuqezinjve ka folur edhe për tregun e transferimeve: “Nuk do të jetë bombastik, por nëse do të na duhet diçka, do të ndërhyjmë. Le të ecim përpara me besim, llogaritë do të bëhen në fund të vitit. Pobega? Ai po rritet shumë në Torino. Ai është padyshim një lojtar, që po dëshmon se mund të jetë me ne. Atij ende i mungonte diçka dhe kjo diçka e vogël lidhet vetëm me ndeshjet, nuk mund t’i premtonim se do të luante aq sa bën ai në Toro. Ai është një djalë i yni dhe ne e mbajmë fort”.

Ndërkohë, projekti për stadiumin e ri po ecën me shpejtësi: “Nuk mund ta imagjinoni se sa shumë është e lidhur familja ime me “San Siron”, – siguron Maldini. – Nëse duam të vazhdojmë me klubet më të rëndësishme europiane, duhet të mendojmë për një të ardhme ndryshe dhe shumëçka kalon në projektin e ri. Do të jetë një stadium fantastik, i cili sigurisht do të na shohë ndër të parët në Europë, sepse është një stadium modern, që do të na japë mundësinë të jemi konkurrues. Do të jetë edhe një eksperiencë për tifozët që do të shkojnë për të parë ndeshjet, siç ka qenë “San Siro” prej shumë vitesh. Besoj se e ardhmja mund të kalojë vetëm përmes një projekti të ri. Ka hipoteza të ndryshme për të ardhmen e Meazza-s. Sigurisht, largimi nga një stadium i shtrenjtë si “San Siro” do të ishte një humbje e madhe për Common-in”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport paolo maldini paolo maldini në futboll rinovimin e kontratave me bennacer dhe theo hernandez theo hernandez theo hernandez dhe brahim diaz; paolo maldini paolo maldini në futboll rinovimin e kontratave me bennacer dhe theo hernandez theo hernandez theo hernandez dhe brahim diaz;

Sondazh

Poll