Sport

Argumenti i avokatëve mbrojtës: “Djokovic ka qenë pozitiv me Covid, më 16 dhjetor”

8 Janar 2022, 11:11 Nga DOSJA

AUSTRALI – Tenisi nr.1 i botës, Novak Djokovic duhet përjashtuar nga vaksinimi kundër Covid-19, sepse ai ka qenë i infektuar me virusin në dhjetor, njoftojnë avokatët e tij.

“Data e testit të parë pozitiv për Covid u regjistrua më 16 dhjetor 2021”,– thuhet në një dokument të depozituar në gjykatën federale, i cili kërkon të rrëzojë refuzimin e vizës së tij për të hyrë në Australi dhe për të marrë pjesë në “Australian Open”. Gjyqtarët do të vendosin të hënën në mëngjes për rastin.

Djokoviç, shtojnë avokatët e tij, kërkon të transferohej nga qendra ku u detyrua të qëndronte në Melburn, në mënyrë që të stërvitej para “Australian Open”. Nole ka qëndruar në Centre Park Hotel që nga ardhja e tij në Australi, pavarësisht kërkesave të tij për zhvendosje.

Në letrën e dërguar nga Federata Australiane e Tenisit, thuhet se afati i fundit për paraqitjen e kërkesës nga tenistët për përjashtim mjekësor ishte 10 dhjetori, gjashtë ditë para pozitivitetit të numrit 1 në botë.

Në të njëjtën periudhë në të cilën ai do të kishte mësuar për pozitivitetin, Djokovic kishte marrë pjesë në dy ngjarje publike, të dëshmuara nga disa postime sociale. E para, pjesëmarrja në prezantimin e pullave kushtuar atij nga posta serbe, e cila ka ndodhur pikërisht më 16 dhjetor, sipas llogarisë në Instagram të postës së Serbisë. Tjetra është një ngjarje në qendrën e tenisit ‘Novak’, fotot e së cilës u postuan më 17 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australian open grand slam-in e “australian open” novak djokoviç pozitiv për covid u regjistrua më 16 dhjetor 2021 tenisi nr.1 i botës tenisti novak djokoviç turneut “australian open” australian open grand slam-in e “australian open” novak djokoviç pozitiv për covid u regjistrua më 16 dhjetor 2021 tenisi nr.1 i botës tenisti novak djokoviç turneut “australian open”

Sondazh

Poll