Sport

Covid: FIGC mendon reduktimin e kapaciteteve, Liga kundër. Të mërkurën flet qeveria

8 Janar 2022, 11:49 Nga DOSJA
Covid: FIGC mendon reduktimin e kapaciteteve, Liga kundër. Të

ITALI – Situata e futbollit italian në një moment kaq delikat të pandemisë, shqetëson qeverinë: kjo është tema e bisedës telefonike mes kryeministrit Mario Draghi dhe presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Kryeministri ka kërkuar një vlerësim, para se të pezullohet kampionati, apo ai të zhvillimet me dyer të mbyllura.

Nisur nga shtimi i infeksioneve dhe përhapja e pandemisë, kryeministri ka kërkuar “bashkëpunim” me botën e futbollit. Presidenti i FIGC ka shpjeguar se si në ligat, nga Seria B e poshtë, kishte një pauzë për të kuptuar se si të rifillohej, ndërkohë që Seria A nuk mund të përballojë një ndalesë, qoftë edhe vetëm e përkohshme, duke pasur parasysh një kalendar që nuk lejon shumë rikuperime.

Prandaj, Gravina propozoi një reduktim të mundshëm të kapacitetit të stadiumeve, një skenar që Lega Calcio aktualisht nuk e mendon. Të njëjtat klube, në asamblenë e zhvilluar sot, kanë konfirmuar se duan të vazhdojnë me rregullat aktuale, duke ditur se nëse situata nuk përmirësohet në 2-3 javë, dyert e mbyllura do të ishin një zgjedhje thuajse e detyrueshme.

Të gjitha çështjet, në mënyrë të pashmangshme do të trajtohen të mërkurën në samitin e qeverisë për të standardizuar rregullat dhe për të garantuar rregullsinë e kampionatit. “Lega Serie A, në fund të Asamblesë së sotme, rikonfirmon me vendosmëri besimin e saj për të qenë në gjendje të vazhdojë zhvillimin e garave të saj (Serie A, Coppa Italia, Supercoppa) siç ishte planifikuar, falë aplikimit të rregulloreve organizative të miratuara dje nga Këshilli i Legës. Nga shënimi i lëshuar dje, Lega Serisë A shpreson, që në mbledhjen e qeverisë të mërkurën e ardhshme, të identifikohen qartë mjetet koordinuese të ASL-ve territoriale për të garantuar menaxhimin e situatave të Covid-19 në ekipe”, theksohet në njoftim e Lega Calcios italiane.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ambasadoret e seria a gabriele gravina kampionati i seria a kryeministrit mario draghi makthi i përjashtimit nga seria a presidentit të federatës italiane të futbollit rifillimi i seria a seria a ambasadoret e seria a gabriele gravina kampionati i seria a kryeministrit mario draghi makthi i përjashtimit nga seria a presidentit të federatës italiane të futbollit rifillimi i seria a seria a

Sondazh

Poll