Sport

Në Angli janë të sigurt: Haaland ka zgjedhur Realin, një goditje për Guardiolën…

8 Janar 2022, 16:29 Nga DOSJA

ANGLI – “Vitin tjetër do të luaj këtu, në Spanjë”,- tha Erling Haaland gjatë një udhëtimi në Marbella vetëm pak ditë më pare. Tani, më shumë konfirmime vinë nga Anglia: sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit ka zgjedhur Real Madridin.

Sipas asaj që raporton “Mirror” në faqen e parë, Haaland ka vendosur të luajë për skuadrën e Ancelottit (po punohet edhe për blerjen e Kylian Mbappe), ndërkohë që ky vendim i tij do t’i jepte një goditje të rëndë Pep Guardiolës, i cili e kishte veçuar atë si zëvendësuesin e Agueros, pas refuzimit të Harry Kane për t’u larguar nga Londra verën e kaluar.

Florentino Perez po synon të formonte një çift sulmues yjor, i cili do t’i bënte të gjithë tifozët e Realit të rijetojnë vitet e ‘galaktikëve’ dhe, sipas asaj që lexojmë, ai ka gjashtë muaj që punon për nënshkrimin me futbollistin norvegjez, i cili duket se ka refuzuar të gjitha destinacionet e tjera të mundshme (Manchester City, Manchester United, Barcelona dhe PSG).

Sulmuesi norvegjez ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro, që do të jetë e vlefshme nga qershori, ndërkohë që me këtë shifër, Reali mund ta sjellë atë dhe Mbappen në Madrid, kontrata e të cilit me PSG do të skadojë në verë.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland erling haaland erling haaland te borussia dortmund florentino perez po synon ka zgjedhur real madridin një çift sulmues yjor një goditje të rëndë pep guardiolës sulmuesit norvegjez erling haaland 21-vjeçari erling haaland erling haaland erling haaland te borussia dortmund florentino perez po synon ka zgjedhur real madridin një çift sulmues yjor një goditje të rëndë pep guardiolës sulmuesit norvegjez erling haaland

Sondazh

Poll