Sport

Ronaldo nuk e nis mirë punën si president! Tifozët i dalin kundër, fajin e ka…

8 Janar 2022, 17:56 Nga DOSJA
Ronaldo nuk e nis mirë punën si president! Tifozët i dalin

BRAZIL– Si futbollist ishte sulmuesi më i fortë, por roli i presidentit është ndryshe dhe dhe Luis Nazario de Lima Ronaldo po e kupton këtë. Ish-numri 9 u prit mes ovacioneve të tifozëve, por tani po provon një sfidë të parë. Gjithçka lidhet me mos rinovimin e portierit 41-vjeçar Fabio.

Vendimi nuk u pëlqeu aspak tifozëve dhe madje u mblodhën nën selinë e klubit, me kore kundër brazilianit dhe gjithë menaxhmentit. Në shënjestër ishin edhe rrjetet sociale të Ronaldos.

Megjithatë, klubi nga Belo Horizonte sqaron të gjithë tifozët: “Vullneti i Cruzeiros ishte të vazhdonte kontratën e tij me lojtarin, por jo për të njëjtën periudhë që dëshironte lojtari. Cruzeiro u përpoq të respektonte rëndësinë dhe karrierën e një futbollisti që është i lidhur me klubin prej 18 vitesh. Atij iu ofrua një kontratë e rëndësishme, thuajse e paarsyeshme për arkat e një klubi në vështirësi financiare, por propozimi nuk u pranua nga sportisti dhe agjenti i tij.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazil cruzeiro ronaldo brazil cruzeiro ronaldo

Sondazh

Poll