Sport

Nadal, pas tetë muajsh në finale: nesër përballë Cressy, për titullin nr. 89…

8 Janar 2022, 16:56 Nga DOSJA
Nadal, pas tetë muajsh në finale: nesër përballë

AUSTRALI – Rafael Nadal do të rikthehet për të luajtur një finale pas gati tetë muajsh, nga ajo që fitoi ndaj Novak Djokovic në “Foro Italico” në maj 2021. Nesër, kampioni i 13-të “Roland Garros” do të përpiqet të fitojë edhe titullin e “ATP250” të Melburnit.

Rafa u kthye pas disa muajsh pauze për shkak të përsëritjes së sindromës “Mueller Weiss” që e goditi për herë të parë në vitin 2005 dhe që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni të vogël pastrimi në fund të verës.

Nadal, pas një tentative të parë në “ATP500” në Uashington, u ndal menjëherë dhe u kthye në ekspozitën e Abu Dhabit ku, megjithatë, u infektua me Covid: “Me simptoma mjaft të rënda”. Spanjolli, pasi u negativizua, u nis për në Melburn dhe u regjistrua për turneun me 250 pikë, për t’u përgatitur më mirë për Grand Slamin “Australian Open”.

Në gjysmëfinale, pasi përfitoi nga tërheqja e Tallon Griekspoor në çerekfinale, Rafa mundi finlandezin Emil Ruusuvuori 6-4, 7-5. Për të fituar titullin e 89-të në karrierë, kampioni i 20-të i ‘slameve’ do të përballet me amerikanin Maxime Cressy, i cili nisi arriti në finale duke mposhtur Grigor Dimitrov 7-5, 7-6 (9).

“Të rikthehesh në finale është diçka fantastike, – tha Nadal. – Sigurisht që duhet të përmirësohem shumë, shumë gjëra duhet t’i bëj më mirë. Sigurisht që nuk e kam humbur qëndrimin tim, aftësinë për të luftuar edhe më lart. Nuk heq dorë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Trupi, megjithatë, po reagon mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Tenisi im nuk është ende 100%, por kam besim se do të përmirësohet.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kampioni i 13-të “roland garros” ndaj novak djokovic pas gati tetë muajsh rafa nadal në grand slam rafael nadal spanjolli tenistit të shquar spanjoll rafael nadal kampioni i 13-të “roland garros” ndaj novak djokovic pas gati tetë muajsh rafa nadal në grand slam rafael nadal spanjolli tenistit të shquar spanjoll rafael nadal

Sondazh

Poll