Politike

Meta flet pas takimit me Vasilin: Kërkohet përgjegjshmëri nga të gjithë

27 Qershor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Meta flet pas takimit me Vasilin: Kërkohet përgjegjshmëri nga

Tiranë- Presidenti Ilir Meta pas takimit me nën-kryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin është shprehur se kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.”, shprehet Ilir Meta.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me Bashën. Takimi është fokusuar tek zgjidhja e krizës politike. Ishte Basha që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës. Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta petrit vasili takimi basha meta ilir meta petrit vasili takimi basha meta

Sondazh

Poll